Kujdes me alkoolin ne festa! Rriten rastet në urgjenca, ja çfarë thonë mjekët

Kujdes me alkoolin ne festa! Rriten rastet në urgjenca, ja çfarë thonë mjekët

Rasteve me shqetësimet shëndetësore tipike të stinës, iu shtuan edhe pacientët që kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të abuzimit me alkoolin në spitalin rajonal të Fierit. Sipas mjekëve, fluksi ka qenë i lartë, ku kanë trajtuar deri në 200 pacientë në ditë. Pothuajse gjysma e tyre ishin qytetarë që e tepruan me alkoolin në festa të ndryshme familjare. Më shumë me pijet alkoolike e kanë tepruar të rinjtë. Sipas mjekëve ndihma mjekësore kërkohet vetëm kur simptomat janë të rënda. Kthimi i emigrantëve për pushime dhe dasmat që organizohen në këtë periudhë, shoqërohen çdo vit me fluks pacientësh në urgjencë. Sipas të dhënave nga bluzat e bardha, nuk janë shënuar raste të helmimit masiv nga ushqimi në dasma, por një numër i lartë qytetarësh përfunduan në...