Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Akt historik! I kam kërkuar Senatit dhe Kongresit amerikan…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Sorosit. Kryedemokrati i bëri komentet gjatë një konference për gazetarët, duke thënë se ‘Akuzat e Trump janë akt historik’. “Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA. Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë. Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar publikisht Senatit dhe...