Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Presion ndaj gjyqësorit?” Rama publikon pamjet e hapësirës publike të zënë nga biznesi: Gjykatësi Ligoraq i bashkohet dosjes së Gjelit, Balliut e Demirit!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një tjetër pamje nga zënia e hapësirave publike nga bizneset. Rama shkruan se një tjetër gjykatës duket se nuk ka marrë vendime në të mirë të komunitetit. Ai shkruan se ‘gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit’. “Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare,...