Prona, llogari bankare dhe makina luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e një personi me 5 emra, i dënuar për trafik droge në Itali

Prona, llogari bankare dhe makina luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e një personi me 5 emra, i dënuar për trafik droge në Itali

Prokuroria Tiranë TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar mbi 18 pasuri të paluajtshme të Kristian Konit dhe dhe nënës së tij pensioniste, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Bëhet fjalë për automjete luksoze dhe disa llogari bankare. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt. Sipas asaj që bën me dije Prokuroria, Kristian Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme. NJOFTIMI I PROKURORISË:  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në...