Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komisioni Rregullator shpall rezultatit përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit
Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar në parim rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet. Kështu: Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.