Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Avni Alija: Shkrimtari dhe Perënditë
Nga Avni Alija I. Acentrizmi ideoestetik është një shenjë e veçantë dalluese në prozën e Gëzim Aliut. Kjo shenjë është elaboruar ndër vite me akribi dhe është ngritë në një rregull-antirregull brenda programit letrar të shkrimtarit. Bëhet fjalë për një acentrizëm rotativ në kuptimin e shpërbërjes së raporteve normative qendër-periferi, objekt-subjekt, fiksion-faksion, dialog-monolog, histori-aktualitet. Kjo rregull-antirregull e këtij acentrizmi rotativ ndryn potencialitetin e ndërhyrjes në elementët qendrorë kausalë të veprës, aty për aty, përmes një performance inventive të autorit, duke u shërbyer me ligjet e kontratës fiksionale, e duke shtyrë kufijtë e domethënieve deri te një kolabim estetizues të vetë koncepteve të mbarështruara. Është një akt performativ teleologjik inventiv, duke ia dalë kështu të rikrijojë rrafshe të reja intrastrukturore në stadin e tematikës, në dialogë,...