Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori Naun ShundiËshtë ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi. Lajmin e hidhur e ka ndarë bashkëshortja e tij, e cila një ditë më parë kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderonte të gjithë ata që kishin kontribuar për trajtimin e artistit në Francë.“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Naun Shundit. Çdo emër që ka kontribuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirës, kolegë,...