Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Sfida më e madhe, shtimi i fluksit turistik
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha në një aktivitet për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve se mbledhja e tyre në vitin 2013 ishte 51%, ndërsa në 2024 ka arritur në 98%. Ministrja shtoi se është rritur edhe numri i landfill-eve, nga një në shtatë. Ajo përmendi edhe sfidat që mbart kjo reformë, ku një nga më kryesoret është shtimi i fluksit turistik. Mirela Kumbaro: Në vitin 2013, mblidheshin në territor vetëm 51% e mbetjeve të gjeneruara lart e poshtë në territor, qoftë nga familjet apo bizneset. Në 2020, jemi me 87% të mbledhjes së mbetjeve në territor dhe në 2024 arritëm të 98% të mbledhjes së mbetjeve, që do të thotë nga territori të përhapura, në ato që janë pika të destinuara...