Ali Podrimja – Zëri që ndriçoi poezinë shqiptare

Ali Podrimja – Zëri që ndriçoi poezinë shqiptare

Më 28 gusht, kujtojmë lindjen e poetit të madh Ali Podrimja (1942-2012), një prej figurave më të fuqishme të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Lindur në Gjakovë, Podrimja do të rritej për t’u bërë një nga zërat më të veçantë e më të guximshëm të poezisë shqipe, duke i dhënë asaj një dimension të ri, modern dhe thellësisht njerëzor. Poezia e tij shpesh bartte plagën e Kosovës, dhimbjen e humbjeve personale dhe kolektive, por edhe forcën e pashuar për të mbijetuar dhe për të dashur jetën. Në çdo varg, Podrimja shpaloste një botë simbolesh të fuqishme, një gjuhë të ngjeshur dhe imazhe që mbeten të gdhendura në kujtesë, përcjellë KultPlus. Krijimtaria e tij është një urë mes traditës dhe modernitetit, një udhëtim poetik që e kthen lexuesin...