Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për…
Tenderat e mëdhenj të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh rezultojnë me pjesëmarrje minimale, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e konkurrencës dhe transparencës. Sipas një analize të tregut, në çdo tender të zhvilluar nga AKSHI paraqiten mesatarisht vetëm 2.5 oferta, ndërkohë që në rang kombëtar mesatarja është dukshëm më e lartë, rreth 8.6 oferta për tender. Por edhe kjo shifër e ulët prej 2.5 ofertash nuk përfaqëson realisht konkurrencën, pasi një pjesë e tyre rezultojnë oferta fiktive. Në praktikë, numri mesatar i ofertave të vlefshme (ose të kualifikuara) në tenderat e AKSHI-t është vetëm 1.25 për tender. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve nuk ka garë të mirëfilltë, por thjesht ndarje të fondeve publike mes disa operatorëve të preferuar,...