Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U ndërtua paligjshmërisht në 5,600 m² tokë”/ Ish-kryeinspektori i IMT në pranga, policia jep detaje: Abuzimi u krye…
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Ardian Halili, i cili akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë Vendore të Durrësit deklaroi se Halili u arrestua pasi u kap duke ndërtuar pa leje një kompleks turistik privat në pronësinë e tij, të quajtur Saint Michelle Residence. Objekti përbëhet nga 11 kabina garsoniere, një godinë dykatëshe dhe një fushë minifutbolli, të ndërtuara në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë në zonën e Ishmit. Sipas policisë, ndërtimet kanë nisur në vitin 2018 dhe kanë vijuar gjatë viteve të mëvonshme, periudhë kur Halili mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës. Ky fakt, sipas autoriteteve, është një dëshmi e qartë...