Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të lirohen të gjithë pengjet”/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagon për krizën humanitare në Gaza: Të ndalet…
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfaqëson pesë komunitetet fetare në vend, ka dalë me një deklaratë publike ku i bashkohet thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe për garantimin e jetës dhe dinjitetit të civilëve. Në deklaratë, KNFSH thekson shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në rajon dhe bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për një paqe të qëndrueshme, të ndërtuar mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë. Këshilli dënon gjithashtu shpërnguljen e detyruar të popullsisë, pengimin e ndihmës humanitare dhe shkatërrimin e infrastrukturës bazë, duke i cilësuar këto veprime si “shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor”. “KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave...