Analiza/ “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

Analiza/ “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

Për disa analistë të rrethanave politike në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po e përdor procesin e konstituimit të Kuvendit si një lojë strategjike për të zgjatur jetën e Qeverisë në detyrë dhe për të fituar avantazh politik. Sipas Agon Maliqit, një shembull i qartë ishte seanca konstituive e 26 gushtit, ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, por nuk u zgjodhën nënkryetarët e nevojshëm, përkatësisht përfaqësuesi i komunitetit serb. Ai thotë se partitë ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK, ranë në “grackën” e Vetëvendosjes. Ato nuk e votuan nënkryetarin e propozuar nga Lista Serbe, duke e mbajtur të bllokuar procesin e konstituimit, për shkak të, siç thotë Maliqi, frikës nga reagimi i opinionit publik dhe nga narrativi i Vetëvendosjes që e paraqet këtë parti si “dorë të zgjatur”...