Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tifozët e Inter në ankth për gjendjen e Moratti, ish-presidenti zikaltër shtrohet në spital
28 Gusht 2025 8:54 Telesport Tifozët e Inter janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Massimo Moratti. Ish-presidenti i zikaltërve është në kujdes intensiv në spitalin Humanitas në Rozzano, për shkak të pneumonisë. Gjendja e tij nuk është kritike, por është ende serioze. Ai duhej të intubohej sepse po merrte frymë me vështirësi. Moratti, i cili fitoi 16 trofe në 18 vitet e tij në krye të Inter, duke kulmuar me “tripletën” në vitin 2010, mbushi 80 vjeç më 16 maj. Ronaldo, Recoba dhe Vieri ishin midis më shumë se njëqind ish-lojtarëve të Inter dhe familjeve të tyre të ftuar në festën surprizë të organizuar nga fëmijët e tij Carlotta dhe Angelo Mario (Mao) në vilën e tyre në Imbersago, pranë Lecco.