“E ndoqi nëpër shtëpi dhe e vrau, as djali 13-vjeçar nuk e ndaloi dot”, dalin detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

“E ndoqi nëpër shtëpi dhe e vrau, as djali 13-vjeçar nuk e ndaloi dot”, dalin detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

Mediat greke kanë zbardhur detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Volos, ku Pandeli Nakoleci nga Shqipëria vrau me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten e tij.  Zougla.gr ka zbuluar çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”. E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës: “Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun...