Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Denoncimi i Trump ndaj Soros, Balliu: Manjati i majtë ndihmoi Ramën të kapë drejtësinë dhe të shënjestrojë liderin e opozitës
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Donald Trump kundër George Soros: Sipas Balliut, Shqipëria është shembulli më i qartë i ndikimit të tij shkatërrues. ‘Drejtësia është kapur, opozita sulmohet, ndërsa Edi Rama mbrohet nga një sistem i ndërtuar për interesa të huaja’, shkruan Balliu. Reagimi i Klevis Balliut: Denoncimi i Presidentit Trump ndaj George Soros përfaqëson një të vërtetë madhore: një realitet të prekshëm sot dhe një dëshmi historike për nesër. Në themel të këtij denoncimi qëndrojnë veprimtaritë destruktive të Sorosit, të cilat kanë gërryer themelet morale dhe shoqërore, duke nxitur veset dhe varësitë, duke dobësuar kohezionin social dhe duke radikalizuar pushtetin e majtë drejt formave autoritare e diktatoriale. Shqipëria është shembulli më i qartë i këtij...