Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel”! Zbardhet skema se si trafikonin drogën

Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel”! Zbardhet skema se si trafikonin drogën

Gjashtë shqiptarë në Swindon, Britani e Madhe, janë dënuar me heqje lirie, për shkak se akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal për trafik droge. Bëhet fjalë për Saimir Neziraj, Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai. Të dënuarit Sipas njoftimit të policisë së Wiltshire, arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 6-mujor, i quajtur “Operation Young”. Oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara (SOCU), arritën të identifikonin të gjitha vendet e përdorura nga shqiptarët për të fshehur lëndën narkotike. Grupi kriminal drejtohej nga Saimir Neziraj. Ai kontrollonte një linjë kokaine, të quajtur “Denzel” që furnizonte të gjithë përdoruesit e rregullt në qytet. Sipas skemës së krijuar, Neziraj mblidhte paratë dhe siguronte lëndën narkotike, Beqiri ruante në magazinë kokainën, ndërsa...