Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshimet në Kodin Penal: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale
Siguria në rrugë është kthyer një shqetësim i madh, ku nurmi i aksidenteve shoqëruar me pasojë edhe të humbjeve të jetës, vijon të jetë ende në nivele shqetësuese. Kjo situatë pasqyrohet edhe në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, që synojnë të ndëshkojnë në mënyrë më efektive shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Projektligji për Kodin e ri Penal është hedhur të mërkurën për konsultim publik, ku do të analizohen në mënyrë me të detajuar edhe nevojat për ndryshime dhe përmirësime. Ky rikonceptim i veprave penale sjell një qasje të re, ku theksi vihet jo vetëm te pasojat, por edhe te rrezikshmëria e veprimeve në vetvete, shkruan rtsh.al. Një ndër ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Penal është diferencimi mes veprave penale të rrezikut...