Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United

27 Gusht 2025 20:24 Telesport Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim dhe Manchester United është i gatshëm ta shesë. “Daily Mail” raporton se për mesfushorin 20-vjeçar ka interes të madh nga dy klubet madrilene, Real dhe Atletico, të cilat duket se kanë nisur garën mes tyre për transferimin e anglezit. Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në mesfushë, sidomos pas largimit të Dani Ceballos që pritet të zyrtarizohet te Marseille dhe Kbbie Mainoo duket se është përforcimi ideal. Në anën tjetër, Diego Simeone e vlerëson shumë 20-vjeçarin dhe e shikon atë si një lojtar perfekt për...