Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kriza politike në Francë, Macron mbështet plotësisht kryeministrin François Bayrou
Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur “mbështetjen e tij të plotë” për kryeministrin François Bayrou, i cili pritet të humbasë një votëbesim muajin e ardhshëm, një zhvillim që, me shumë gjasë, do të rrëzonte qeverinë franceze. Macron drejtoi një mbledhje të kabinetit të mërkurën, në një kohë kur Franca po përballet me një krizë të re politike. Zëdhënësja e qeverisë, Sophie Primas, deklaroi pas mbledhjes se presidenti qëndron fort përkrah Bayrou-t dhe se qeveria ruan një “frymë luftarakë”. Bayrou, një politikan centrist dhe aleat i ngushtë i Macron-it, njoftoi këtë javë se më 8 shtator do t’i kërkojë parlamentit votëbesimin për masat e tij shtrënguese që synojnë uljen e shpenzimeve publike dhe reduktimin e borxhit shtetëror. Partitë opozitare kanë bërë të qartë se do të votojnë...