Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

Zjarri që nisi mesditën e sotme në sipërfaqen pyjore mbi fshatin Miras në Devoll vazhdon të jetë aktiv. Sipas përgjegjësit të menaxhimit të pyjeve, situata vijon të jetë serioze, ndërkohë që ekipeve zjarrfikëse u janë bashkuar edhe banorët e zonës. “U lajmëruam rreth orës 13:30. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe drejtorinë e shërbimeve erdhëm të gjithë në ndihmë. Jemi angazhuar që të gjithë në shuarjen e zjarrit, jemi në gatishmëri. Gjithashtu kemi patur ndërhyrje dhe nga banorët e zonës, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Sipërfaqja e deritanishme mund të jetë rreth 5 ha, me pishë të zezë, dushqe të llojit qar. Situata është nën kontroll deri më tani por besoj se do të zgjasë, deri nesër do të jetë zjarri aktiv....