Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas urdhrit të Ramës, emërohen administratorët e rinj në Elbasan/ Rritet asistenca online për qytetarët
Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së 18 administratorëve të njësive administrative, pas dorëheqjeve të përgjithshme të kërkuara nga Kryeministri Rama. Procesi tërhoqi mbi 400 aplikime për të plotësuar vendet vakante, duke treguar interesin e lartë të qytetarëve për t’u angazhuar në administratën lokale. “Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan. Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor. “Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me...