Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar. Mediu u shpreh se duhet bërë një analizë për zgjedhjet e majit, pas raportit të ODIHR, teksa zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij. “Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet. Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse...