Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

Menjëherë ka ardhur reagimi nga IMT pas arrestimit të disa punonjësve nga SPAK pasditen e sotme. Në një reagimi në rrjetet sociale, IMT thotë se ‘katër punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që shkelën ligjin janë shkarkuar nga detyra’, ndërsa dënon ngjarjen e sotme. Reagimi i plotë: Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra. IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe...