Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Na jep lekë! Nuk e heqim tendën”/ Operacioni i SPAK në Tiranë, arrestohen tre punonjës të IMT, zbardhen emrat
Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë. Hoxha raporton se menjëherë mbas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të...