A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët. Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit. Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës. Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë. E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor...