Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Radical Opimsm Tour”, Dua Lipa gati për të pushtuar skenat amerikane
Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Dua Lipa, ka njoftuar se me turneun e saj Radical Optimism Tour do të prezantohet së shpejti edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtarja Lipa ka treguar se turneu i saj “Radical Optimism Tour” në Amerikën Veriore do të filloj në fund të muajit gusht dhe se do të zgjasë deri në mesin e muajit tetor.“Amerikë… Po vij për ty!! Kush është gati për pop-ups të Radical Optimism”, ka qenë mbishkrimi i këtij njoftimi.Toronto, Chikago, Atlanta, New York, Dallas, Los Angeles, Seattle janë vendet të cilat do të mirëpresin performancën mbresëlënëse të këngëtares së njohur në botë, ku pritet të reflektojë energjia dhe stili i saj unik./ KultPlus.com