Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend/ Një furgoni humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në humnerë (Video)
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë fshatit Brrar. Sipas dëshmive të qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje, një furgon ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar disa metra më poshtë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime. “Përshëndetje JOQ! Sapo ka ndodhur një aksident në Rrugën e Arbrit, në fshatin Brrar. Shoferi ishte i dehur, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe humbi kontrollin,” shkruan një qytetar. Në pamjet e siguruara jonë shihet qartë se si automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë saj. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të shoferit.