Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Deri më 2029 do e drejtoj unë qeverinë!’- Iriqi bisedon me Linda Ramën
Iriqi: - Opozitë të vërtetë kam Lindën, dmth ty, ka thënë Rama… Linda: - Dëgjo Iriq, ato që thotë ai janë për votuesit, jo se ka të vërteta në ç’nxjerr nga goja. Iriqi: - E ç’fiton nga një rrenë e tillë? Linda: - Fiton vota. Edhe opozita e hedh për të në kuti se beson që s’ka opozitë. Iriqi: - Po pse nuk del publikisht e ta përgënjeshtrosh? Linda: - Ore ti jeton në ferrat e Shqipërisë apo andej nga Suedia? Cila televizione do transmetojë çfarë do them unë? E shumta do më nxjerrin si figurë e do thonë me fjalët e tyre që unë kam dhënë këshilla për të mirën e popullit dhe Edi i ka miratuar. Iriqi: - Po e vërteta si është?...