Sociologu Tushi reagon ashpër: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

Sociologu Tushi reagon ashpër: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

Aktorja e madhe Tinka Kurti ka zbuluar për herë të parë se jeton në një qendër rezidenciale për për trajtimin e të moshuarve në periferi të Tiranës. Me anë të një videomesazhi që u transmetua në “Big Brother Albania VIP 4”, për aktorin Laert Vasili, ajo ka rrëfyer se tashmë jetonte në këtë qendër, duke kujtuar dhe aktoren tjetër të madhe, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. “Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të...