Burimi: 
								Sarandaweb.net
								
							
                                    Foto © Sarandaweb.net                                
                            Besnik Hasani, zjarrfikësi i Delvinës, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët
                              Një moment krenarie për Bashkinë Delvinë dhe banorët e saj: zjarrfikësi Besnik Hasani është nderuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë përballjes me zjarret që përfshinë zonën këtë verë.     Me vendosmëri dhe sakrificë, Besnik Hasani dhe kolegët e tij të Shërbimit Zjarrfikës të Delvinës u gjendën në terren për të mbrojtur jetët e banorëve, banesat dhe natyrën nga zjarret e përmasave të mëdha. Ata punuan ditë e natë, shpesh në kushte ekstreme, duke treguar profesionalizëm dhe shpirt sakrifice.   Kryeministri Rama theksoi se ky vlerësim është një shenjë e qartë e mirënjohjes që shoqëria shqiptare ka ndaj heronjve të heshtur, të cilët çdo ditë rrezikojnë jetën për të garantuar sigurinë e komunitetit.   “Besnik Hasani...