Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ç’po ndodh me Radio Televizionin e Kosovës? Reagon menaxhmenti: Riorganizimi i stafit s’ka karakter ndëshkues
Kosova E Mërkurë, 27 Gusht 2025 17:46 Menaxhmenti i transmetuesit publik të Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e gjashtë gazetarëve, të cilët thanë se janë larguar nga moderimi i emisioneve dhe e vlerësuan vendimin si “përjashtim arbitrar dhe censurë alarmante” në Radio Televizionin e Kosovës. Përmes një reagimi, menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës tha se janë ndërmarrë disa hapa për riorganizimin e stafit, me qëllim të rritjes së cilësisë së përmbajtjes, me fokus forcimin e kanalit informativ RTK3. “Në këtë kuadër janë ndërmarrë disa riorganizime të stafit, të cilat janë vendime të natyrës menaxheriale dhe nuk kanë karakter ndëshkues apo disiplinor. Kontratat e punës së redaktorëve mbeten të paprekura. Detyrat e tyre lidhen me redaktim dhe mbikëqyrje editoriale, jo me moderim, ndaj lirimi i...