Thatësira uli prodhimin e hidrocentraleve, KESH importoi 156 milionë euro energji

Thatësira uli prodhimin e hidrocentraleve, KESH importoi 156 milionë euro energji

Hidrocentralet në vend prodhuan më pak energji në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari deri në qershor u prodhuan afro 4 mijë gigavat orë energji, ose 7.2% më pak se vjet. Mungesa e prodhimit vendas është mbuluar me energji importi. Me një sistem që ende në pjesën dërrmuese varet nga burimet hidrike, thatësira ka ndikuar në mënyrë të dukshme në prodhimin e energjisë. Nga 4.3 mijë gigavat në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, në 2025, hidrocentralet private e publike dhe parqet e energjisë së rinovueshme, gjeneruan 329 gigavat më pak. Rënia erdhi nga tkurrja e prodhimit nga hidrocentralet, si rezultat i mungesës së reshjeve, ndërkohë që parqet fotovoltaike dhe ato eolike përfituan. Prej tyre u...