Horror në Shkodër/ Qeni rrihet barbarisht, futet në qese plehrash bashkë me…

Horror në Shkodër/ Qeni rrihet barbarisht, futet në qese plehrash bashkë me…

Një tjetër rast makabër dhune ndaj kafshëve ka tronditur qytetin e Shkodrës. Në lagjen Kiras, është gjetur një qen i masakruar, i futur brenda një qeseje plehrash bashkë me disa pula të ngordhura. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kafsha kishte sulmuar pulat e pronarit, i cili në vend që të merrte masa të tjera, ka zgjedhur ta ndëshkojë në mënyrën më çnjerëzore , duke e rrahur deri në agoni dhe më pas duke e flakur në plehra. Pamjet e ngjarjes janë tronditëse, duke treguar qartë dhunën barbare me të cilën është trajtuar qeni. Ai u gjet nga vullnetarë të organizatës “Animals Need Me” pranë kazanit të plehrave dhe u dërgua menjëherë në një klinikë veterinare. Mjekët konfirmojnë se kafsha ka fraktura të shumta dhe ndodhet...