Shpërndahen librat falas, nxënësit marrin tekstet në shkolla, procesi zgjat deri në 7 shtator

Shpërndahen librat falas, nxënësit marrin tekstet në shkolla, procesi zgjat deri në 7 shtator

Maria, nxënëse e klasës së katërt, ka shkuar pranë ambjenteve të shkollës për tu pajisur me librat e vitit të ri shkollor. Entuziazmi nuk mungon as te më të vegjëlit. Për nxënësit e klasës së parë, marrja e librave është një moment që ata do ta mbajnë mend shumë gjatë. Për nxënësit e klasave të 4 deri 9 librat janë rivlerësuar pas dorëzimit, teksa prindërit thonë se gjendja e tyre është mjaft e mirë. Procesi i shpërndarjes do të vazhdojë deri në datën 7 shtator, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, për të garantuar pajisjen e plotë me tekste. Të paktën 236 mijë nxënës pritet të përfitojnë nga ky program I cili përfshin nxënësit e klasave të arsimit fillor dhe gjithashtu për...