Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në Premier League! Hetuesi suedez ngre akuza të rënda: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje dhe kanë përfituar nga bastet e paligjshme
Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë qenë të përfshirë në trukime ndeshjesh dhe baste të paligjshme. Fredrik Gardare, i cili ka udhëhequr hetime të nivelit të lartë mbi krimin e organizuar dhe manipulimin në sport, ka thënë se gjatë një bastisjeje në një kazino të paligjshme në vitin 2021, policia konfiskoi telefona që përmbanin prova të qarta se lojtarë të Premier League kishin marrë pjesë në manipulime rezultatesh, përfshirë baste mbi kartonë të verdhë, goditje këndi dhe elementë të tjerë të lojës. Gardare ka qenë gjithashtu në qendër të një hetimi të gjatë 18-mujor që ekspozoi ish-mesfushorin e Manchester City, Dickson Etuhu, i cili u dënua për...