Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestimi i Ilir Metës/ Cakrani: Raporti i Avokatit të Popullit demaskon shkeljet dhe mashtrimet e Policisë së Shtetit
Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar ashpër raportin e hartuar nga Avokati i Popullit, lidhur me arrestimin e kreut të PL, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një dokument serioz dhe të detajuar, që pasqyron qartë realitetin dhe shkeljet procedurale të organeve shtetërore. I ftuar në një intervistë në Syri TV, Cakrani tha se raporti nuk është një përpjekje për të ndërtuar akuza politike, por një hetim administrativ i bazuar në fakte, dokumente dhe kërkesa zyrtare dërguar institucioneve si Policia e Shtetit, SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve. Ai thekson se përgjigjet e Policisë së Shtetit janë të pavërteta dhe mashtruese, që nga momenti i arrestimit deri te shoqërimi në komisariat, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi arsyetimin e përdorimit të forcave të shumta dhe të...