Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vuri gjithë fisin në listë”, Murrizi ironizon: Të gjitha votat e “Shqipëria Bëhet” për tezen e Lapajt
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka ndarë sot qëndrimin e tij lidhur me përfundimin e telenovelës Lapaj-Shabani për mandatin, që Kolegji Zgjedhor ia caktoi kandidates Ana Dajko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se gjithë votat e marra nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ nga zgjedhjet kanë qenë fati i Dajkos, tezja e Lapajt, teksa ky i fundit vuri gjithë fisin në listë për garën e 11 majit. Murrizi thekson se fundi i kësaj beteje solli këtë rezultat pasi vetë Lapaj e Shabani nuk guxonin të hynin në listën e hapur.