Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pastroi mbi 18 mln euro! Rezart Taçi në arrati, dënohet edhe në Zvicër: Mashtrime në tregtinë e naftës
Rezart Taçi ZVICËR-Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës. Gjykata vlerësoi se nga këto, 24 muaj janë me kusht dhe do të zbriten edhe 195 ditë të kaluara më parë në paraburgim në Zvicër. Taçi ka rënë dakort të dëmshpërblejë SGS me 8.8 milionë dollarë (nga të cilët vetëm 5% janë likuidë), si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore. Taçi ka kryer mashtrime të sofistikuaradhe falsifikime dokumentesh duke dëmtuar rëndë kompaninë ndërkombëtare të certifikimit SGS, e cila deri së fundmi kishte selinë në Gjenevë. 54-vjeçari i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është gjykuar në mungesë. Mediat e huaja raportojnë se edhe pse ndodhet në arrati, njëri prej avokatëve...