Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt, ja shifrat
Ai nuk i ka fillesat si Rama. Dhe sa duket as të ardhmen politike. Nga 10 shkurti i këtij viti, ai ndodhet në arrest me burg. SPAK dyshon se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë përfituar pasuri personale nga fonde publike. Skema përfshin favorizim të kompanive private për tendera dhe leje ndërtimi. Qysh prej muajit shkurt, në zyrat e Bashkisë Tiranë ka pasur lëvizje në nivel drejtorësh deri në nivel nënkryetarësh ku kryeministri Edi Rama ka përqendruar ndjeshëm ndikimin e tij Të paktën pesë herë është raportuar publikisht se Rama ka ndërhyrë (përmes takimesh) në administrimin e Bashkisë Tiranë për të ruajtur, më shumë sesa vijimësinë, kontrollin ndaj kësaj bashkie. Lëvizja e fundit ishte në fund të muajit korrik, ku nëpërmjet...