Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për kontrollet zyrtare”. MBZHR fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik. Në këtë drejtim, MBZHR siguron se qëllimi i këtij ligji është të garantojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në Republikën e Shqipërisë, përmes përcaktimit të rregullave të përgjithshme dhe të veçanta. Po ashtu synohet vendosja e parimeve dhe kërkesave për kontrollet dhe aktivitetet zyrtare, si dhe rregullimi i përgjegjësive, financimit dhe procedurave për kryerjen e kontrolleve zyrtare. Projektligji përcakton në mënyrë të detajuar mënyrën e re të kontrollit të sigurisë ushqimore, nga produktet bimore e deri te nënproduktet shtazore, me qëllim...