Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkoi në Itali si turist dhe u kap duke shitur kokainë, dëbim drejt Tiranës për 21-vjeçarin shqiptar
Policia e Shtetit të Ternit ekzekutoi me shpejtësi riatdhesimin nëpërmjet dëbimit me vendim Gjykate që një 21-vjeçari shqiptar të arrestuar pak ditë më parë nga efektivët gjatë një operacioni ku u rrezikua edhe aksidenti rrugor. Pas seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin, Shtabi i Policisë nisi menjëherë procedurën e dëbimit. Prokurori dhe gjyqtari ranë dakord me vendimin për dëbim të shpejtë të të riut që kishte shkuar si turist në Itali, por u përfshi në rrjetin e shpërndarjes së kokainës. Një patrullë e Policisë së Shtetit e shoqëroi 21-vjeçarin deri në shkallët e aeroplanit që fluturonte drejt Tiranës, në Shqipëri, në kushte sigurie maksimale, që të mos kthehej më pas. Gjatë natës midis të premtes, 22 gusht dhe të shtunës, 23 gusht, Karabinierët e stacionit...