Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Parakalime të rrezikshme te Rana e Hedhun, gjobiten 4 drejtues automjetesh
Njoftimi i Policisë: Shëngjin/ Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa administrative 4 drejtues automjetesh. Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve. Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit. Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton që të...