“SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

“SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

Avokatët e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë që ai të mbrohet si çdo qytetar. Në një reagim në Facebook thuhet se SPAK refuzon t’i vendosë në dispozicion klientit të tyre një kopje fizike të akteve e të fashikujve të dosjes. “Ai e ka bërë këtë kërkesë për të pasur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të...