Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nesër “vuloset” rezultati i 11 majit, Presidenti pritet të caktojë datën e seancës së parë të Parlamentit të ri
Nesër, në orën 11:30, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi kërkon shumicë të thjeshtë dhe mjaftojnë votat e anëtarëve të propozuar nga PS për të certifikuar rezultatin përfundimtar. Zgjedhjet e 11 majit i dhanë Edi Ramës dhe PS-së një mandat të 4-të qeverisës dhe një shumicë të fortë në Parlament me 83 deputetë; PD dhe aleatët e saj arritën të merrnin vetëm 50 deputetë, ndërkohë që PSD e Tom Doshit ruajti 3 mandatet e saj. Partitë e reja në 11 maj arritën të merrnin 4 deputetë; 2 nga Partia e Agron Shehajt, një nga partia e drejtuar nga Arlind Qori që do të çojë në Kuvend si përfaqësues Redi Mucin, dhe Adriatik Lapaj do të çojë në...