Kush hyn e kush del nga kabineti? Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së

Kush hyn e kush del nga kabineti? Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së

Më 11 shtator Edi Rama pritet ti japë fund dilemave për kabinetin e ri qeveritar. Burime të sigurta pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije për  një emision televiziv se kjo është data se kur kreu i qeverisë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste do të publikojë skuadrën e tij të mandatit të katërt. Në një kohë kur na ndajnë edhe dy javë nga kjo datë, kryeministri do të vijojë takimet në zyrën e tij në godinën e qeverisë. Teksa të gjithë janë në pritje të emrave të përzgjedhur nga kreu i ekzekutivit, Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë një datë për seancën e parë të parlamentit të ri. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit ka mundësi që brenda një harku kohor 10 ditor të thërrasë mbledhjen e parë,...