Presidenti i SHBA, Donald Trump:  “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO…”

Presidenti i SHBA, Donald Trump: “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO…”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social. Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe shumë veprimeve të tjera anembanë vendit”, shkroi Trump. Më tej, ai i quajti Sorosin dhe ekipin e tij “psikopatë” dhe u dërgoi një paralajmërim mbështetësve të tyre në bregun perëndimor të SHBA-ve: “Kini kujdes, ju po ju vëzhgojmë!”. Ai shtoi: “Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur...