“Pse talleni me qytetarët”/ Auron Tare: Ministria e Kulturës publikoi foton e shpellës së Spilesë…por ishte nga shpella në Kinë

“Pse talleni me qytetarët”/ Auron Tare: Ministria e Kulturës publikoi foton e shpellës së Spilesë…por ishte nga shpella në Kinë

Studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me projektin dhe deklaratën e bërë nga Ministria e Kulturës, për projektin e Shpellës së Spilesë, në Himarë. Tare thotë se një nga fotot e publikuara nga Ministria për këtë projekt, në fakt është një foto e bërë në një shpellë në Kinë. “Shokë të MEKI-t, të jemi pak më seriozë dhe mos u tallni me taksapaguesit tuaj. Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte seriozisht ndërhyrjen dhe shpëtimin e këtij monumenti të kategorisë së parë nga braktisja dhe lavazhot përqark. Për këtë arsye e pashë me vëmendje si tekstin, ashtu edhe 3 imazhet që shoqëronin tekstin....