Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe
Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26 gushtit. Në dëshminë e dhënë para policisë, ai ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë problem apo konflikt personal dhe ka theksuar se nuk është në dijeni për ndonjë situatë të ngjashme që mund të përfshijë djalin e tij. Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë arsye të mendojë se mund të bëhej objekt i një sulmi të tillë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gurëz, ku lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases M. D. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se nuk përbënte një shënjestër të mundshme. Megjithatë, burime nga organet...