Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trefishohet energjia e rinovueshme! INSTAT: Rritet konsumi i familjarëve, bie ai i bizneseve
Energjia e rinovueshme po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në totalin e energjisë që prodhon vendi ynë. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, burimet alternative si fotovoltaikët prodhuan 288 GWh, mbi dy herë më shumë se një vit më parë. Por hidrocentralet kanë sjellë më pak energji. Publikët kanë prodhuar 14% më pak, privatët e koncesionarët rreth 15% më pak. Kështu, prodhimi vendas gjithsej ra në 1.757 GWh, nga 1.841 GWh një vit më parë. Në anën tjetër, importet u rritën me 16,5%, duke arritur në 725 GWh. Ndërsa eksportet ranë në 638 GWh, duke çuar bilancin e shkëmbimit në territor negativ me -88 GWh. Konsumi vendas u rrit me 3,3%. Familjarët konsumuan dukshëm më shumë, rreth 10% më shumë energji. Ndërkohë, bizneset...